33
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël.
Sipas të dhënave paraprake, makina e vogël është marrë përpara nga kamioni, i cili më pas e ka përplasur pas trafikndarëses.
Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.