Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump

by Nexhat

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump në Washington DC, ka njoftuar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

“Me ftesë të veçantë të Presidentit Donald J. Trump, Presidenti Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të SHBA-së me 20 janar”, tha Zyberaj, i cili shtoi se për Pacollin marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë dhe “lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim”.

banner

“Presidenti Trump ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ai ishte presidenti i parë amerikan që i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën përmes një marrëveshjeje të njohjes reciproke dhe gjithashtu mundësoi njohjen e Kosovës nga Izraeli. Presidenti Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë. Ky moment përfaqëson një mundësi të re për të thelluar partneritetin strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në inaugurimin e Trump do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy