Policia e Kosovës është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugovë.
Në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentat personale në emër të Arban Hisari, i cili dyshohet se ishte hedhur nga Ura e Fshajt.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove.
Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.
Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur.
Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”.