Haradinaj takohet me Hargraeves: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i domosdoshëm

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardainaj ka thënë se me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargraeves kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për sigurinë rajonale.

banner

“Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, ka shkruar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy