Hoxhaj: Jemi në saksione – kemi pasur një qeveri që e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor (VIDEO)

by Nexhat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kjo qeveri e përfundon mandatin nën saksione.

Sipas tij, kemi pasur që qeveri e cila siç u shpreh ai, e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit.

banner

“Kjo qeveri e përfundon mandatin nën saksione. Ne jemi në saksione se në fund të ditës e kemi pasur një qeveri e cila e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të këtij vendi”.

“Ajo se çfarë duhet ta kuptojnë qytetarët e Kosovës është se nëse nxirret një bilancë se çfarë ka ndodhur në këto tri vite dhe nëse nxirret një bilancë për sjellen tonë politike në këto 25 vite apo këto 35 vite, për herë të parë e kemi një klasë politike, e kemi një parti politike, e kemi një individ i cili e ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy