Nis procesi gjyqësor në themel për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste
Ai ka kërkuar të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, që do të thotë se, nëse shpallet fajtor, i ulet 1/3 e dënimit. SPAK ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentet përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos
Pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme vendosi që të pranojë kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është bërë në seancë paraprake dhe po i njëjta kërkesë u bë nga Bllako edhe ditën e sotme në sallën e gjyqit.
Gjykata ftoi palët për konkluzionet përfundimtare. Spak kërkon kohë që t’i bëjë gati pretencën për Alqi Ballakon dhe seanca do të shtyhet për në një datë tjetër.
Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhani, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit. Bllako i ka propozuar Bezhanit të ofronte konsulencë juridike për çështjen e inceneratorit të Tiranës, para se të bëhej propozimi i pakërkuar lidhur me këtë çështje.
Bllako i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësojë, ndërkohë që Bezhani ishte këshilltar i jashtëm i ministrit Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. 37 fashikuj janë paraqitur nga SPAK për çështjen e Alqi Bllakos. Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për t’u shprehur për gjykimin e shkurtuar