Kosova U18 në hendboll mposht Moldavinë

by Nexhat

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me sukses paraqitjen në turneun IHF Trophy për zonën evropiane, duke triumfuar ndaj Moldavisë me rezultat 35:26, të martën mbrëma në Prishtinë.

Ndeshja, që ishte pjesë e Grupit B, ku bën pjesë edhe Bullgaria, ka treguar një performancë tëmirë të skuadrës kosovare.

banner

Në pjesën e parë, “dardanët” kanë siguruar një epërsi të lehtë, ndërsa në të dytën e kanë forcuar atë me një lojë të sigurt dhe efikase, duke mbyllur takimin me nëntë gola diferencë.

Olsi Mulaj ka qenë lojtari më efikas, duke realizuar njëmbëdhjetë gola, ndërsa Amar Muqolli ka kontribuar me tetë. Granit Kadiri dhe Edonis Hajra kanë shënuar nga gjashtë gola secili. Paraqitje të mirë ka pasur edhe portieri Olt Kabashi, i cili është dalluar me pritje vendimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy