Është mbajtur ‘Big Brother Today’ në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Banorët janë pyetur për gjëra të ndryshme që kanë ndodhur brenda nga moderatorët: Jehona dhe Kroni
Derisa po flisnin për finalistët, Leonardo Gashi theksoi se Xheneta Fetahu nuk e meriton finalen.
Ai shton se ka qenë kundër gjuhës dhe fjalorit që ka përdorur modelja në shtëpi dhe për shfrytëzimin e Gjestit
I njëjti thotë tutje se Xheneta e ka përdorur Gjestin vetëm për lojë, ku këtij mendimi iu bashkuan edhe disa të tjerë.
“Xheneta e ka shfrytëzuar Gjestin për lojë”, u shpreh ai.
Gjesti nga ana tjetër tani ndodhet në Big Brother VIP Albania 4.