Ministri britanik: Kam folur me Kurtin, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog konstruktiv

by Nexhat

Deputeti laburist, Paul Foster, i cili ishte për vizitë në Kosovë në mes të nëntorit të vitit që shkoi, sot në Parlamentin britanik ka pyetur ministrat në lidhje me progresin mbi marrëveshjen e sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se në takimet që ka pasë me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti ka parë shqetësime mbi “inkursionet në kufi” me Serbinë,

banner

“Derisa isha në Kosovë, takova Presidenten dhe Kryeministrin, të cilët ishin të shqetësuar seriozisht për inkursionet në kufirin e tyre verior, ku trupat e KFOR-it janë të vendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mund të japin ministrat një përditësim mbi progresin në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar?”, pyeti deputeti, ndërsa shtoi se: “Ajo paqe u fitua me vështirësi dhe duhet ruajtur”.

Përgjigje i dha ministri për Europën, Stephen Doughty, i cili i dha të drejtë deputetit për “rolin dhe përgjegjësitë tona historike në raport me Kosovën”.

Ai tha se në muajt e fundit ka folur me kryeministrin Albin Kurti dhe tha se vendi i tij e nxit edhe Kosovës edhe Serbinë që të angazhohen në dialog.

“KFOR-i jep një kontribut jetik për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe sigurisht trupat e Mbretërisë së Bashkuar luajnë një rol kyç në këtë. Ne angazhohemi shumë ngushtë me partnerët tanë në Kosovë dhe në mbarë rajonin dhe vazhdojmë t’i nxisim Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Muajt ​​e fundit kam folur edhe me kryeministrin Kurti, edhe me ministrin e Jashtëm serb Gjuriq”.

Foster erdhi në Kosovë bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës (Labour Friends of Kosova), grup ky që ka qëllim promovimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy