Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin Demokracia në Shkodër, ku këngëtari Ademir Fresku është plagosur me thikë nga Gjergj Dardha. Autori punonte në një biznes ku shiste fruta-perime afër lokalit në pronësi të Ademir Freskut. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti.
Korresponenti i Euroneës Albania në Shkodër, Teodor Gjerga ishte në një lidhje direkte ku dha më shumë detajer rreth ngjarjes.
“Mendohet se konflikti ka nisur si pasojë e një debati që kanë pasur për shkak të frekuentimit nga ana e Gjergj Dardhës të lokalit të 30-vjeçarit Ademir Fresku. Ai dyshohet të ketë bërë sjellje të pahijshme dhe ka qenë pronari i biznesit që ka shkuar pranë vendit të biznesit ku shiste fruta për të komunikuar me të, por dyshohet se aty janë konfliktuar dhe më pas 50-vjeçari Gjergj Dardha e ka goditur me mjet prerës thikë”,-tha Gjerga.
Ademir Fresku ka pësuar dëmtime të lehta dhe po kurohet në spitalin rajonal të Shkodrës., Policia e Shkodrës ka konfirmuar ndërkohë edhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes