Rozana Radi ‘shpërthen’ në lot në Big Brother: Nuk i kam zënë vendin njeriu, jam tip i ndjeshëm! Ja kush iu gjet pranë këngëtares

by informim peje

Banorja e Big Brother Vip Albania, Rozana Radi, ka shpërthyer në lot këtë të hënë, si pasojë e debateve të vazhdueshme me disa banorë të shtëpisë.

Gjatë një bisede me Laertin, Rozana tha se është shumë e ndjeshme dhe se nuk i ka zënë vendin asnjeriu në shtëpi.

banner

Nga ana e tij Laerti i tha këngëtares se duhet të qëndrojë e fortë dhe se ajo është një arstiste, e cila ka përgjegjësi për publikun që e mbështet dhe e duartroket.

Pjesë nga diskutimi

Rozana: Po ra ai çelësi nuk më intereson më mua. Çdo njeri e ka këtë. A e di ca më kanë bërë mua këtë?

Laerti: Por ne kemi një përgjegjësi. Para atyre që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë bravo. Në rregull. Por jo të gjithë kanë atë marrëdhënie të mirë me publikun që kemi ne të dy. Prandaj kemi një përgjegjësi më tepër për ata që na kanë duartrokitur. Këtu është gjithë meseleja.

Rozana: Dhe gjithmonë ata që gjykojnë janë ata më të paaftit. Se unë nuk i kam zënë njeriu vend, sepse kjo këtu është skena. Dil këtu dhe bë atë që kam bërë unë. Dil. Unë jam tip shumë i ndjeshëm o Laert.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy