Sot kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruar një marrëveshje për investime 1.5 miliardë euroshe për kryeqytetin.
Ai në këtë takim tha se nuk do të flasin për “miza” por për investime.“Sot me Përparimin nuk e kemi njet me fol për miza, sot me Përparimin e kemi ndërmend me fol për 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin e Kosovës.
Një nga të pranishmit e shtroi një pyetje: “Unë e kisha thënë: çfarë përgjegjësi merrni pas katër vitesh, në qoftë se prapë takohemi në këtë vend”.
“Para zotit, para popullit, para familjes, para gjithë vendit”, u përgjigj Abdixhiku.
Ai u zotua se këto projekte do të realizohen.
“Do të bëhen, besoni se do të bëhen. Kosova ka nevojë për ambicie të lartë. Për besim në vendin e vet”, shtoi ai.