Tubimi i AAK-së në Suharekë, Tahiri: E kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm

by Nexhat

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shkruar në Facebook për tubimin e AAK-së sot në Suharekë, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik.

Ai ka thënë se Suhareka është shembull i qeverisjes, duke e konsideruar si metropolin e Kosovës.

banner

“Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, që Kosovën e kthen kah e mbara, të fortë politikisht, ekonomikisht dhe në rrafshin ndërkombëtar, ashtu siç e beri të fortë Suharekën, kryetari Bali Muharremaj.  E kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm, duke mbështetur bizneset e duke krijuar mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Shembulli më i mirë është këtu ku jemi sonte në metropolin e Kosovës, në Suharekë. Në një tubim madhështor, u konfirmua së numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese. Faleminderit Bali”, ka thënë Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy