Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në Copa del Rey ndaj Celta Vigos në të tetën e finales së kësaj gare.
Trajneri italian fillimisht u ndal të flasë përsëri për Superkupën e Spanjës, ku Real Madridi u mposht nga rivali i përbetuar, Barcelona me rezultat të thellë, 2:5.
“Don Carlo” dëshiron ta lë prapa krahëve këtë lojë dhe beson se “Mbretërit” do të këndellen dhe do të shikojnë përpara, duke tentuar që t’i përsërisin sukseset e sezonit të kaluar,
“Superkupa ishte veç një lojë e keqe. Ne jemi ende gjallë në krejt kompeticionet tjera”, deklaroi fillimisht Ancelotti.
“Unë besoj fuqishëm në të gjithë lojtarët tanë dhe në ata që nuk janë duke e dhënë më të mirën. Unë besoj në këtë ekip”, shtoi trajneri italian në konferencë për shtyp.
Ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit më pas u pyet edhe për afatin kalimtar të janarit, ku flitet se “Los Blancos” do të intervenojnë duke e sjell një mbrojtës të krahut të djathtë, e eventualisht edhe një qendërmbrojtës.
Por, në këtë rast u shfaq më i mbyllur, duke mos dhënë detaje.
Ne nuk e kemi ndërruar mendjen.”
“Ne flasim për këto gjëra nga brenda, ndërsa Real Madridi do të jetë gjithmonë konkurrues. Nuk i ndaj në publik temat të cilat i diskutojmë brenda klubit.”