Ekonomia e Gjermanisë tkurret për vitin e dytë rresht

by Nexhat

Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për vitin e dytë rresht, për herë të parë në më shumë se dy dekada, duke i vënë në pah sfidat me të cilat do të ballafaqohet qeveria e re pas zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit.

Përderisa votuesit po përgatiten për t’u nisur drejt qendrave të votimit në kohën e shtimit të paqartësisë politike në ekonominë më të madhe të Evropës, të dhënat zyrtare treguan se prodhimi vendës bruto ra për 0,2 për qind vitin e kaluar, pasi paraprakisht ishte zvogëluar për 0,3 për qind më 2023, raporton gazeta “The Guardian”.

banner

Këto shifra e paraqesin vetëm tkurrjen e dytë dyvjeçare në ekonominë gjermane që nga vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, pasi ekonomia kishte pësuar rënie edhe më 2002 e 2003.

Ekonomia gjermane i është nënshtruar trysnisë së madhe, përderisa kompanitë industrial të vendit po e zvogëlojnë prodhimin për shkak të kërkesës së brendshme të pakënaqshme, rritjes së çmimeve të energjisë dhe shtimit të konkurrencës nga importet kineze, transmeton nacionale.

Të dhënat e fundit treguan se prodhimi ishte dukshëm më i ulët më 2024, me 3 për qind më pak vlerë të shtuar bruto në krahasim me vitin paraprak. Kjo rënie u shkaktua nga pakësimi i ndjeshëm i prodhimit të veturave si dhe tkurrja në industrinë kimike dhe të energjisë intensive

Vitin e kaluar, njëri nga punëdhënësit më të mëdhenj në Gjermani, “Volkswagen”, u pajtua me sindikatat për të mbyllur më shumë se 35 mijë vende pune deri më 2030 për shkak të rënies së kërkesës – edhe pse kompania hoqi dorë nga planet për të mbyllur fabrika për herë të parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy