Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ilir Beqaj, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si SASPAC.
Gjithashtu, shkalla e tretë e gjyqësorit nuk ka pranuar as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë, përfshirë Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Haxhia.
Në lidhje me këtë çështje, Ilir Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndodhen aktualisht në qeli të paraburgimit, ndërsa të tjerët kanë masë më të butë sigurie.
Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK, përfshirë hetimet që lidhen me korrupsionin dhe abuzimin me detyrën