Haxhiu i reagon Prokurorisë: Deklaratë skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

by informim peje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë lidhur me aksionin e sotëm në dhjetë komuna të Kosovës, ku thanë se ishte bërë pa autorizimin e tyre.

Këtë deklaratë të Prokurorisë, Haxhiu e ka quajtur “skandaloze”.

banner

Sipas Ministres, Prokuroria në vend se t’i mbyllte shumë vite më parë zyrat e këtyre strukturave ilegale, “lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme të policisë”, ndërsa ka pyetur se “në shërbim të kujt shërbejnë prokurorët e shtetit”.

“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.  Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy