“Jozi është gay”, shokon moderatorja shqiptare: Ai ka bashkëjetuar me partnerin në Zvicër dhe Milano

by informim peje

Moderatorja nga Shqipëria, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozefin Marku, Jozi, i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të, shkruan.

banner

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram.

Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.

Përmes një zarfi të zi, vëllai i madh kishte vendosur që ti qonte në nominim të tre të lartpërmendurit por që Amber i “shpëtoi” ata duke vendosur që ta linte lojën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy