“Këtë javë pritet ndëshkimi i madh – veprim politik – fushatë”, paralajmërimi i Agon Maliqit për veprimet në veri

by Nexhat

Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën, analisti Agon Maliqi këtë veprim e sheh si pjesë të fushatës.

Pushteti aktual, sipas Maliqit mundohet me imponu në publik temën e veriut për t’i larguar nga vëmendja temat e tjera.

banner

“Është e qartë që është e ndërlidhur me fushatën… është e qartë që sa herë që veriu është në qendër të vëmendjes si temë ata e shohin si lloj përparësie mundohen me imponu këtë temë në agjendë që me dalë prej vëmendjes temat e tjera”, tha Maliqi ndër të tjera në Pressing.

“Është qartë veprim me motive politike, siç ka qenë edhe manovra me Listën Serbe”, tha Maliqi.

“Kjo e ka një faturë të madhe ndërkombëtare, mendoni që po fitoni diçka në veri duke i mbyllë disa zyre që kanë për t’u mbyllë në një moment të caktuar sepse s’e kanë jetën e gjatë, këtë jeni duke e bo me koston e izolimit dhe kosoton e humbjes së besimit ndaj nesh, pra ne nuk mundemi me punu me juve, nuk ju besojmë më…”, tha Maliqi se kështu e sheh mesazhin e ndërkombëtarëve karshi veprimeve atje

Sipas tij, këtë javë pritet ndëshkim në formë të sanksioneve.

“Ndoshta këtë javë mund të pritet ndëshkimi, ndoshta pak më i madh siç u përfol çështja e sanksioneve. Do të jetë ndëshkimi në formën e sanksioneve të paralajmëruara për zyrtarët e qeverisë së Kosovës…”, u shpreh Maliqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy