Kontrolli i SPAK te Veliaj, Berisha: U gjetën fatura, kontrata dhe para cash

by Nexhat

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook për kontrollin e fundit të kërkuar nga SPAK dhe kryer nga agjentët e BKH-së në një ambient në zonën e ish-Bllokut, që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha pretendon se kontrolli blic është kryer në “apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj”. Sipas kreut të PD janë gjetur gjatë këtij kontrolli qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe parash cash.

banner

“Përshëndetje dr. Dje ne ora 13:00 është kontrolluar nga BKH ne një operacion blic një apartament i fshehte i çiftit Veliaj mbi qendrën Harabel. Sipas Nesti Angonit ky ishte apartamenti i kesh-it te tyre. Apartamenti është gjetur grumbuj me fatura, me dosje te shumta kontratash por edhe kartonë plot me euro. Te gjitha janë sekuestruar se bashku me kompjuterët dhe pajisjet tjera dixhitale. Kontrolli u be nen mbrojtjen e rreptë te policisë dhe vendim te gjykatës!”, thuhet në mesazhin që Berisha pretendon se i është dërguar nga qytetari digjital.

Kontrolli i SPAK te Veliaj, Berisha: U gjetën fatura, kontrata dhe para
Kontrolli i SPAK te Veliaj, Berisha: U gjetën fatura, kontrata dhe para

Ndryshe nga Berisha, A2 ka mësuar se kontrolli i kryer pas kërkesës së prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado, ka ndodhur në një magazinë pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë ambient dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy