19
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vazhduar vizitën e tij në Llapushnik të Drenasit, ku nga atje tha se çdo ditë e më shumë po bashkohemi për Kosovën fituese.
Limaj thotë se u mirëpritën me entuziazëm në një odë në Llapushnik, si dikur nën uniformën e UÇK’së.
“Çdo ditë më shumë, përherë më mirë, në Llapushnik e Kosovë po bashkohemi për Kosovën fituese, veçVEPRA!
Sikur dikur nën uniformën e lavdishme të UÇK-së, sot në këtë odë në Llapushnik të Drenasit u mirëpritëm me entuziazëm dhe vullnet për të mirën e vendit”, shkroi Limaj.