32
Fyti iu tha, e iu desh të pinte pak ujë, derisa po ngriste zërin, duke bërë thirrje, “shko Albin shko mashtrues”.
Kandidatit për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj në hapje të fushatës, bëri një sërë premtimesh drejt qytetarëve të Kosovës, por duke e kritikuar vazhdimisht Qeverinë Kurti.
Mirëpo përveç, premtimeve për siguri të shtetit, ai premtoi edhe rroga mbi 500 euro në sektorin privatë, e në atë shtetëror mbi shifrën 1000 euro.
Në këtë fushatë, Haradinaj po mbështetet edhe te elektorati i Nismës, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte i sigurt se po i hynte garës për fitore