Veliaj: Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë më fuqishëm për fitoren e PS-së dhe Edi Ramës

by Nexhat

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane. Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit

“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai

banner

Duke theksuar se PS nuk dorëzohet kurrë përballë forcave të liga, që nuk kanë bërë asnjë punë. “Asnjëherë nuk dorëzohemi! Kurrë, kurrë kurrë! Forcat e liga mund të bëhen bashkë, njerëzit që s’kanë prekur punë me dorë mund të llomotisin sa të duan, parti të reja me ide të vjetra mund të ketë sa të duash, në fletën e votimit lista është pa fund, por ka vetëm një forcë që kurrë, kurrë, kurrë nuk e ka tradhtuar Shqipërinë, kurrë nuk e ka tradhtuar rininë, kurrë nuk i ka lënë pas dore pensionistët, kurrë nuk e ka zhgënjyer besimin e njerëzve, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri: Kjo është familja jonë, është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, skuadra jonë kombëtare”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi politik i PS në Tiranë shtoi se nuk ka asgjë që e ndalon PS-në për të arritur një superfitore në 11 maj. Ai u kërkoi aktivistëve socialistë që të punojnë këto 100 ditë nga data e zgjedhjeve për të arritur fitoren. Veliaj kujtoi edhe periudhën kur ishte Sekretar i Emigracionit në PS në vitet 2009-2011, duke e quajtur atë një arritje të jashtëzakonshme. “Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash. Kjo ka qenë Tirna para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy