Abdixhiku: Mbyt miza nëpër tubime – kringji më i madh politik – ky është politikan i së kaluarës

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti Kurtin “politikan i së kaluarës”, gjatë intervistës që është duke u transmetuar në Pressing në T7.

Sipas Abdixhikut, “Kurti s’ka çka ofron më tepër”.

banner

“Ajo çka po shoh tani është jo vetëm paniku, por është edhe një politikan i të kaluarës. Një politikan që mbyt miza nëpër tubime ose ofendon kaq rëndë s’ka çka ofron më tepër. Pra i ka pas të gjitha, i ka pas 51%, 12 miliardë buxhet për katër vite. Nuk ka pasur fuqi më të madhe politike qeverisjeje një njeri në Kosovë dhe s’ka çka të ofron më tepër”, tha Abdixhiku në Pressing,

Pasi dëgjoi në Pressing deklaratën e Kurtit “me miza”, referuar LDK-së, Abdixhiku u shpreh: “Kringji më i madh politik, kringj politik është s’ki çka i thu”…

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy