Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, nis evakuimi i banorëve

by Nexhat

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në njoftim thuhet se në vend të ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe emergjencave civile, të cilët thuhet se po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

banner

“Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Policia i ka ftuar qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy