Donika Gërvalla, që garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, pretendon se “shpirti i Ibrahim Rugovës”, është në “Guxo”, e jo në subjektin politik që Rugova kishte themeluar, Lidhjen Demokratike e Kosovës.
Gjatë një fjalimi në Istog, vendlindjen e presidentit të ndjerë Rugova, Gërvalla kërkoi nga votuesit tradicionalë të LDK-së që ta votojnë “Guxo”.
Ajo beson se “rugovistët janë në Guxo”, e jo në LDK.
“LDK-ja e Rugovës ka vdekur, të nderuar zonja dhe zotërinj, por shpirti i tij jeton në partinë Guxo. Kushdo që pyet nga vjen Guxo dhe çfarë na shtyn përpara mund të shoh atë. Rugova është në Guxo, jo më në lidhjen e re, në rrugën e re, pra në qorrsokak. Për këtë arsyeje unë i ftoj votues tradicional të LDK, nëse ju ende besoni vizionin e presidentit Rugova, nëse ende besoni në një të drejt të qëndrueshme, derën e keni të hapur në partin Guxo. Besojuni atyre që përfaqësojnë Rugovën me dinjitet, jo atyre që e përdorin si fytyrë marketingu, apo atyre që e luftuan si Isa”, ka thënë Gërvalla