Ferizaj po përballet me mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike që nga fillimi i vitit 2025, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, veçanërisht në këto ditë me temperatura të ulëta
Fillimisht, zyrtarët dhe përfaqësuesit e KEDS-it ia atribuonin problemin numrit të lartë të mërgimtarëve që kaluan pushimet në Kosovë, duke pretenduar se kërkesa e lartë për energji elektrike kishte mbingarkuar sistemin, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, pas largimit të mërgimtarëve, situata nuk ka ndryshuar, duke nxitur shqetësime të reja.
Arsyeja aktuale që po jepet nga institucionet është zhvillimi i madh i qytetit, i cili, sipas tyre, ka krijuar një kërkesë të lartë për energji elektrike, duke tejkaluar kapacitetet ekzistuese, raporton gazetarja Qliresa Hasani në emisonin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.