“Spital i integruar, të gjitha shërbimet në një vend – s’ka nevojë për laps e letër” – Abdixhiku shpalos planin për shëndetësinë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje për projektin e ndërtimit të spitalit të ri, realizimin e të cilit e parasheh brenda katër vitesh.

Si fillim, Abdixhiku tha se modelet moderne të spitaleve janë të integruara dhe duhet të jenë sisteme të digjitalizuara, pra pacientit nuk ka nevojë t’i merren të dhënat me laps e me letër, por në sistemin e digjitalizuar do ta ketë historikun e vet secili pacient.

banner

“Ide origjinale e imja e LDK-së, është spitali i ri i Kosovës, pra infrastruktura e tanishme është e ndarë në 16 hektarë është e ndarë në disa objekte të sistemit sovjetik, është 60 vjet e vjetër…”, tha Abdixhiku për spitalin aktual, më pas shpjegoi projektin për ndërtimin e spitalit të ri.

“Modelet moderne të spitaleve janë të integruara, pra ka një hyrje qëndrore, ka klinika të integruara, aparatra të integruara e rrjedhë normale të procesimit të spitalit. Spitali do të zhvendoset vërtet në periferi të Prishtinës sepse këtu është bërë qendër e Prishtinës (kjo e spitalit aktual), dhe e dyta është që ndërtimi merr kohë katër vjet, me gjithë pajisjet…”, sqaroi Abdixhiku në Pressing

“Kur të marrim spitalin e ri, duhen politika bazike, është sistemi i digjitalizuar që lapsi me letër nuk ka nevojë, e aty del historiku i pacientit. S’ka nevojë me t’i marrë shënimet prej fillimit”, shpjegoi Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy