“S’pres ma ndryshe prej tij – do ta mundi” – Lumir Abdixhiku për Kurtin

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të fitoj kundrejt kryeministrit aktual Albin Kurti.

Ai tha se qëllimin e ka të mposht Kurtin – e këtë thotë se do të bejë më 9 shkurt, kur mbahen zgjedhjet parlamentare

banner

Abdixhiku thotë se idetë politike s’po mund t’i ballafaqojë me kundërshtarët politikë, duke thënë se Kurti është i zënë “në ofendime e pështyma”.

Por shton se nuk do t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, duke thënë se nuk pret diçka ndryshe nga ai.

“Njëri është i zënë me ofendime e pështyma, atë lojë nuk e bëjë. Është shenjë e panikës”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.

“Është ofendim i partisë më të vjetër shqiptare në rajon, partinë qe vet identifikohet me vet Republikën e Kosovës,  edhe sado që mund të kesh kundërshti duhesh të kesh disa respekte njerëzorë për disa gjëra. Unë s’pres më ndryshe prej tij. Po e them qëllimin e kam ta mundu, dhe do të fitoj”, ka thënë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy