Abdixhiku në Deçan: Tash po e kuptoj pse na kanë aq shumë zili e po thonë tani ne jemi LDK

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Deçan, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shprehur falënderime për përkrahjen e madhe dhe ka theksuar se LDK po shndërrohet në model për tjerët.

banner

Ai i ka ftuar qytetarët që t’i besojnë LDK-së dhe t’i japin votën numrit 124 në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

“DEÇAN çka keni ba’ kështu?!

Tash po e kuptoj se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK!

Them ta ndryshojmë slloganin sot,

Nga bëhu ndryshimi në ‘Krejt Kosova LDK’!

E meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë!

Le të votojnë drejt LDK, le të votojnë 124

Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës!

Nga 1989 deri më sot

LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI!

Jeton të lumtë!

Armend, Fadil, Hysen e Zeqir, suksese!” – ka shkruar Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy