Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe shoqërinë.
Azemi në një shkrim në Facebook tha se zhvillimet në KMP shpërfaqën një realitet të frikshëm, tentimin e vazhdueshëm të qeverisë për të kapur institucionet.
“Një institucion i rëndësishëm si KPM që duhet të garantojë lirinë e mediave dhe të mbrojë interesat e qytetarëve, ka rënë në duar politike.
Zgjedhja e një kryetari të ri, është një tjetër hap që e dëshmon kapjen e këtij organi nga partia në pushtet. Ruajtja e lirisë së mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, dhe çdo tentim për ta dëmtuar atë, është kërcënim ndaj demokracisë. Të gjithë duhet ta mbrojmë sistemin demokratik dhe të drejtat e qytetarëve”, tha Azemi.