Nga Ortisei në Trentino Alto-Adige të Italisë vjen dhe historia prektës e burrë e grua, të martuar prej 64 vitesh, të cilët vdiqën nga shkaqe natyrore me një distancë vetëm një orë larg njëri-tjetrit.
Christian dhe Maria Runggaldier, të lindur përkatësisht në 1935 dhe 1936, ishin të pandashëm dhe as vdekja nuk mund t’i mbante të ndarë.
Pas martesës, në vitin 1960, çifti pati pesë fëmijë, katërmbëdhjetë nipër e mbesa dhe tetë stërnipër. Çdo mëngjes, banorët e Ortiseit i shihnin ata duke ecur së bashku nëpër rrugë dhe duke shijuar kafen e tyre tradicionale në bar.
Pavarësisht disa sëmundjeve për shkak të moshës, të dy bënë një jetë të qetë. Deri në dhjetorin e kaluar, kur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua shpejt.
Më 17 dhjetor, pak para mesnatës Christian dhe Maria shtrënguan duart për herë të fundit . Në të gdhirë 89-vjeçari ndërroi jetë i qetë në prani të fëmijëve të tij, vetëm një orë më pas e ndoqi gruaja e tij e dashur 88-vjeçare.