Flutura Kusari: Siç ju paralajmërova, kapja politike e KPM-së u kompletua

by Nexhat

Mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ngjalli shumë reagime.

Kjo për faktin se kryeshefi i deritashëm i këtij institucioni, Jeton Mehmeti u shkarkua nga kjo pozitë.

banner

Në vendin e tij u emërua anëtari i deritashëm i KPM-së, Besnik Berisha.

Ky vendim, për juristen e mediave, Flutura Kusari, nënkupton “kapjen politike të KPM-së”.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: 1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; 2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; 3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë”.

“Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e krymë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, tha Kusari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy