Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen

by Nexhat

Ndërsa po pritet ende për votën e qeverisë për marrëveshjen e armëpushimit, Izraeli ka nxjerrë emrat dhe moshat e 95 të burgosurve palestinezë që do të lirohen nga burgjet izraelite nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit.

Lista detajon gjithashtu veprat për të cilat ata janë burgosur – duke përfshirë terrorizmin, tentativën për vrasje, dëmtimin e sigurisë rajonale, hedhjen e gurëve ose koktej molotovi, mbajtje të thikave dhe prodhimin e eksplozivëve, shkruan BBC,

banner

Ministria izraelite e Drejtësisë thotë se është një “listë e pjesshme vetëm për qëllimin e valës së parë”, një referencë për fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Në një deklaratë, ministria shton se të burgosurit – të moshës nga 16 deri në 62 vjeç – nuk do të lirohen “para të dielës në orën 16:00”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy