“Këto incidente kanë ndodhur me dekada”, Simeone komenton polemikat e ndeshjes Real Madrid-Celta Vigo

by Nexhat

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka komentuar vendimet e gjyqtarit gjatë fitores 5-2 të Real Madridit ndaj Celta Vigos në Kupën e Mbretit.

Ndeshja shkaktoi polemika pasi portieri i Real Madridit, Andriy Lunin bëri një faull që kaloi pa u vënë re dhe nuk u shqyrtua nga VAR para se Los Blancos të shënonin golin e parë me Kylian Mbappe.

banner

Përveç kësaj pati edhe raste tjera të kontestuara duke bërë temë dite ndeshjen e të enjtes mbrëma.

I fundit që ka folur rreth këtyre polemikave është trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

“Nuk e pashë ndeshjen dje, por dëgjova për ato incidente. Situata të tilla po ndodhin prej vitesh. Nuk jam i sigurt pse njerëzit janë ende të befasuar”.

“Klubet kanë konkurruar kundër tyre për dekada dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Sigurisht, është e mundur të konkurrosh me ta”, ka thënë Simeone. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy