Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë kudo në botë të regjistrohen në platformën PER të KQZ-së për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025
Kreu i qeverisë u shpreh se emigrantët nuk do ta kenë vështirë për të zgjedhur, por duhet fillimisht të regjistrohen
“Duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, por do pak durim dhe pak minuta”, tha Rama.
Edi Rama: Duke qenë se prej vitesh shumë prej jush në emigracionin më keni shkruar që duam të votojmë, kur do votojmë… Kam një merak, tani që iu siguruam të drejtën votës, se mos mbeteni pa votuar për shkak të mungesës së informacionit.
Për shembull, zgjedhjet janë vërtetet në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga aty ku jeni, duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen ë KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, pro do pak durim dhe pak minuta.
Mos e shtyni ‘hë nesër, hë pasnesër, siç e kemi ne shqipot, se koha fluturon. E përsëris, do të votojnë vetëm ata që regjistrohen deri në 4 mars, edhe 46 dite kohë ka që pastaj KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit dhe ju do ta mbushni dhe riktheni, qeveria do të paguajë edhe dërgimin mbrapsht në zarfit me votën tuaj