Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka publikuar disa fotografi nga tubimi në Deçan.
Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook tha se në Deçan edhe një herë u konfirmuar se ndryshimin e madh do ta sjellë LDK’ja.
Postimi i plotë:
Deçani na dha energji të jashtëzakonshme!
Deçanasit janë plot shpresë për ndryshimin e madh që do të sjellë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kjo gjë u konfirmua edhe sonte nga salla që ushtonte nga brohoritjet Liri, Pavarësi e Demokraci! 124 është e ardhmja e ndritur e Kosovës!
Rikthimi i LDK-së në Deçan tregon, që rikthimi i LDK-së në qeveri me kryeministër z.Lumir Abdixhiku është i pashmangshëm pas 9 shkurtit.
Faleminderit Deçan për mikpritjen dhe rreshtimin krah LDK-së!