Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një moment i tensionuar ka shpërthyer pas një deklarate të Leos.
Ai ka treguar se Drioni i kishte thënë në pishinë se lidhja e tij me Saren është vetëm një lojë dhe ‘i shkon nerva’.
Ky koment u bë publik gjatë transmetimit live të spektaklit, duke nxitur reagime të shumta nga banorët dhe publiku.
Megjithatë, situata ka marrë një kthesë tjetër kur Jonida e pyeti drejtpërdrejt: “A ka gënjyer Leo?”.
Driloni, pas një pauze, ka pranuar se kishte bërë këtë koment dhe se nuk kishte gënjyer, duke shkaktuar më shumë debat mes banorëve.
Ky moment ka krijuar një atmosferë të nxehtë dhe ka shtuar tensionet në shtëpi, pasi disa banorë kanë reaguar ndaj deklaratës së Drilonit, duke e konsideruar si një tradhti ndaj Sarës
Pas kësaj ngjarje, marrëdhënia mes Drilonit dhe Sarës ka qenë temë diskutimi dhe debateje të vazhdueshme mes banorëve