Neymar: Duhet ta kisha fituar Topin e Artë gjatë viteve të mia në PSG

by Nexhat

Sulmuesi i Al Hilal, Neymar ka pohuar se ai e meritonte Topin e Artë gjatë kohës së tij në Paris Saint-Germain, duke përmendur performancat e tij kulmore në klub.

Mungesa e Topit të Artë si duket i ka mbetur peng yllit brazilian, Neymar, i cili beson se gjatë kohës te PSG e ka merituar ta fitonte.

banner

“Isha në maksimumin tim kur luaja për PSG-në. Duhet të kisha fituar Topin e Artë për mënyrën se si performova atje, por dëmtimet ishin problem dhe më penguan”, ka thënë Neymar.

Sulmuesi brazilian ka reflektuar edhe për ambiciet e tij në karrierë.

“Sigurisht, çdo lojtar ëndërron të fitojë Topin e Artë, por mospasja e tij nuk është fundi i botës”, përfundoi ylli brazilian.

Neymar luajti për PSG-në nga viti 2017 deri në vitin 2023, përpara se të bënte një lëvizje të profilit të lartë te Al Hilal në Arabinë Saudite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy