Real Madrid thuhet se do të largojë Aurelien Tchouamenin, Ferland Mendyn dhe Lucas Vazquezin, sipas një raportimi nga Fichajes.net.
Kjo vjen pasi Los Blancos pësuan një humbje 5-2 kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën, më 12 janar dhe ndaj Celta Vigos nuk është se bënë më mirë, pasi u dashtën vazhdimet për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit.
Tchouameni ka pasur vështirësi si një qendërmbrojtës i improvizuar për Madridin këtë sezon. Francezi ka qenë përgjegjës edhe për disa gabime që kanë bërë që Madridi të pranojë në mbrojtje.
Kështu, Madridi thuhet se është i gatshëm ta shesë atë pasi ai ka qenë i lidhur me Liverpoolin në muajt e fundit.
Tchouameni ka regjistruar 23 paraqitje për Madridin këtë sezon dhe ai ka kontraktuar në Bernabeu deri në qershor 2028.
Duke pasur parasysh vlerën e tij të transferimit prej 80 milionë euro sipas Transfermarkt, të ardhurat nga shitja e tij e mundshme mund të përdoren për nënshkrimin e një mesfushori të ri.
Ndërkohë, performanca e Mendyt ka rënë këtë sezon pasi nuk ka arritur të regjistrojë një kontribut gol në 20 ndeshje. Nga ana tjetër, kontrata e tij në Bernabeu do të përfundojë në verë.
Fichajes.net raporton se francezi ka kërkuar rritje rroge. Megjithatë, Madridi raportohet se nuk dëshiron të përmbushë kërkesën e tij. Kjo mund të nënkuptojë se ata mund të jenë të gatshëm ta largojnë atë në fund të sezonit 2024-25.
Së fundi, Vazquez është gjithashtu një nga lojtarët të cilit kontrata në Bernabeu i skadon në verë. Performanca e spanjollit si mbrojtës i djathtë ka qenë gjithashtu jokonsistente.
Ndjekja e Madridit për Trent Alexander-Arnold të Liverpoolit mund të jetë gjithashtu një tregues se ata mund të largojnë Vazquezin.
Në 25 paraqitje, spanjolli ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime këtë sezon