Policia aksion në Pejë, arrestohen dy persona – dyshohet se ua keqpërdorën kartelat disa personave e ua tërhoqën mjetet nga skema pensionale

by Nexhat

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion sot në Pejë, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “ Keqpërdorim të detyrës zyrtare“, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se të arrestuar janë një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale. Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.

banner

Gjatë kontrollit në tri lokacione, janë gjetur gjashtë kartela bankare në emër të personave tjerë, një telefon dhe dokumentacion me rëndësi për hetimet.

Hetimet për këtë rast kishin filluar nga korriku i vitit të kaluar.

“Gjithashtu janë gjetur dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë. Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot me 17.01.2025, ka zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Renda, me ç’rast sipas urdhëresës janë kontrolluar tri (3) lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare“, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, të parapara sipas KPRK-së.

Policia e Kosovës hetimet për këtë rast i kishte filluar nga muaji korrik të vitit të kaluar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera sipas kompetencës, përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele të cekura më lart.

Dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale. Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.
Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi si në vijim:

• gjashtë (6) kartela bankare në emër të personave të tjerë

• një (1) telefon

• dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore

Gjithashtu janë gjetur dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy