39
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood-in “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”, shkruan variety.com.
“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni”, shkroi Trump në Truth Social.
“Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywood-in, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja.