Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.
Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se sot u një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.
Ai shton se ky pushtet nuk po i fsheh qëllimet e tij.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Këta nuk po i fshehin qëllimet. Po na thonë ju nuk meritoni me qenë t’lirë. N’fushatë t’thonë miza, përmes KPM-së ta mbyllin gojën. Gjithçka në përputhje, miza nuk din çka është është liria, apo jo?!
Para 1 viti e gjysmë, duke ia vendosur drynin KPM-së, e patëm paralajmëruar kapjen e këtij institucioni. Kur sinjali i paralajmërimit nuk ka vesh, nuk ka parandalim. Reagimet e momentit nuk po mjaftojnë për pushtetin e dehur pas kapjes e pushtimit. Sot u krye një një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.
Cila është përgjigja jonë? Veç kulturën e juaj po e tregoni?! Jo. Figura e sjelljes “racionale” kur emergjencë është shkelja e lirive themelore do të ishte pranim i disiplinës. Çfarë na duhet është beteja: shtypësi, autokrati nuk do të kulturohet, ai duhet të mundet.