Egjipt: 600 kamionë drejt Gazës, prej të cilëve 50 me karburant

by informim peje

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, ka deklaruar se 50 kamionë me karburant do të hyjnë në Rripin e Gazës, pasi të fillojë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit që pritet të nisë nesër.

Abdelatty, i cili ka ndërmjetësuar këtë marrëveshje së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, bëri me dije se marrëveshja parashikon “hyrjen e 600 kamionëve çdo ditë në Rripin e Gazës, mes të cilëve 50 kamionë me karburant”.

banner

Sipas mediadorëve, armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të nisë të dielën në orën 8:30 (ora 7:30 në Itali) dhe do të shoqërohet me një sasi të madhe ndihmash. Qindra kamionë janë radhitur në anën egjiptiane të kalimit kufitar të Rafahut, një pikë kyçe hyrjeje për ndihmat që ka qenë e mbyllur që nga maji, kur forcat izraelite konfiskuan anën palestineze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy