Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është nisur për në Uashington për të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se është privilegj të jetë e ftuar në këtë ceremoni.
“Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.
“SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë. Zoti e bekoftë popullin amerikan!”.