Abdixhiku për tubimin në Llukar të Gollakut: S’mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbajti  tubim në Llukar të Gollakut. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se “nuk mban mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë!”.

Abdixhiku shtoi se Gollaku tashmë është rreshtuar djathtë, duke e cilësuar këtë mbështetje si një garanci për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

banner

“Tubimi i fundit për sonte, në Llukar të Gollakut! Nuk mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë! Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot! Gollaku i zjarrtë është rreshtuar djathtë! Fitorja e Prishtinës është e qartë tashmë! Ju faleminderit që nuk më latë vet kur duhej më së shumti! 9 shkurti është festa jonë!” – tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy