Luftëtari shqiptar, Bernardo Sopaj, ka marrë një fitore të madhe ndaj kundërshtarit të tij Ricky Turcio.
Para kësaj fitoreje, Sopaj ishte ndeshur me brazilianin Vinicius Oliveira në mars, ku kishte pësuar humbje
Ky duel me Turcion fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej në nëntor të vitit të kaluar, por Turcio u desh të tërhiqej shkaku i disa problemeve mjekësore.
Gjatë tërë këtij dueli ishte pikërisht Sopaj ai i cili kishte dominuar kundërshtarin e tij dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i gjyqtarëve
https://twitter.com/i/status/188077232964893107
Sopaj e mori këtë fitore me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët i dhuruan fitoren atij me rezultat 30-27, 30-27 dhe 29-28.
Me të përfunduar kjo luftë, Sopaj në një prononcim të shkurtër për media tha se dëshira e tij është që një dit të bëhet shqiptari i parë kampion i UFC-së.
“Ky është qëllimi im, kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu. Nuk jam këtu për të luajtur ose vetëm të jem pjesë e UFC-së.
“Unë jam këtu për t’u bërë kampion dhe do të punoj shumë vetëm për t’u bërë kampion”, ka thënë Sopaj