“E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë”, Gresa godet produksionin e BBVK?

by Nexhat

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, e cila nuk arriti të sigurojë vendin në finale, ishte e ftuar në emisionin Big Talk, ku shprehu mendimet e saj pa filtra për ngjarjet që ndodhën në shtëpi.

Gresa, e cila ishte e ftuar për të diskutuar për eksperiencën e saj, mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e saj të forta

banner

Opinionistet Edona dhe Santiana shprehën keqardhje që Gresa nuk arriti të kalonte në finale, duke e cilësuar atë si një banore që e meritonte këtë mundësi.

Foto: Screenshot/YouTube

Sipas tyre, Gresa kishte të gjitha cilësitë për të shkuar deri në fund të lojës.

Gresa, ndërkohë, nuk ngurroi të shprehte mendimet e saj për finalistet dhe për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet.

Ajo goditi produksionin, duke theksuar se disa prej banorëve të tjerë ishin udhëzuar për veprime të caktuara nga dhoma e rrëfimit.

Kur moderatoja e pyeti se kush ishte lojtari më i fortë brenda shtëpisë, Gresa u përgjigj menjëherë: “Lojtari më i fortë është padyshim Vullneti.” Ajo shtoi se asnjë tjetër nuk mund të krahasohej me të, pasi disa prej banorëve nuk i kishte parë si lojtarë të fortë.

Asnjë tjetër nuk e shoh, sepse nuk mundem të shoh një banor që e ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë, si lojtar të fortë. Nuk mundem ta shoh një lojtar qe rri vetëm me pizhame dhe pi caj, si lojtar të fortë.

Ndërsa moderatoja e emisionit e përmendi që produksioni nuk mund t’u ketë dhënë udhëzime banorëve, Gresa nuk hezitoi të thoshte se kishte fakte për këtë

“Edhe kam fakte” – tha ajo, duke nxitur më shumë diskutim rreth mundësisë së manipulimit në lojë.

Me këto deklarata, Gresa tregoi se nuk kishte frikë të shprehte mendimet e saj të forta për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova, duke sfiduar dhe analizuar hapur situatat që ndodhën në shtëpi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy