Edhe pse më shumë se katër vjet në pushtet, Kurtit s’i hiqen nga mendja LDK e PDK, merret me to në Ferizaj

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka sulmuar opozitën, kësaj radhe nga tubimi elektoral në Ferizaj.

Kurti tha se “LDK-ja është bërë si PDK-ja” e “PDK-ja si LDK-ja”, sipas tij, sot “LDK-ja është e kundërta e Rugovës, e PDK-ja e kundërta e UÇK-së.

banner

Edhe pse tash e 4 vjet në pushtet Kurti e cilësoi opozitën si “ndryshk”.

“Këta të LDK-së janë bërë si PDK-ja, pare edhe reklamë e kundërta e Rugovës. E këta PDK-së janë bërë si LDK-ja, pacifiste e hutuem e kundërta e UÇK-së. PDK-ja është bërë si LDK-ja, e LDK-ja si PDK-ja. E sa më shumë që bëjnë gara për vendin e dytë, qaq më shumë njëjta po bëhen sepse ndryshimi është Vetëvendosja, sepse ndryshimi ka ndodh më 14 shkurt 2021, sepse ndryshimi vazhdon, ndryshimi forcohet më 9 shkurt 2024. Sepse, PDK, LDK, e PDK e LDK nuk janë ndryshimi, por janë ndryshku që mbaroi e shkojë”, ka thënë Kurti ndër tjerash

Ndërsa, partitë opozitare LDK dhe PDK konsiderojnë se Kurti është në gjendje paniku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy