Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet.

Në Debat Plus, Daut Haradinaj e quajti Gërvallën “një banditë ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale.

banner

“Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një banditë ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Gërvallës, por e kritikoi ashpër për, siç tha, ofendimin e Pejës dhe UÇK-së

Haradinaj mes tjerash ka shtuar se shumë biznesmenë të suksesshëm, kanë nisur biznesin e tyre me ndihmë nga Ibrahim Devolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy